*"Lutjet e detyrueshme janë të tilla, sepse çojnë në përunjësi e nënshtrim, e bëjnë njeriun ta kthejë fytyrën drejt Perëndisë e të shprehë përkushtim ndaj Tij. Përmes lutjesh të tilla njeriu mban lidhje me Perëndinë, kërkon t'i avitet pranë Atij, bisedon me të Shumëdashurin e vërtetë të zemrës së vet dhe ngrihet në pozita shpirtërore." - ‘Abdu’l-Bahá
Të thuhet një herë në ditë, ndërmjet mesditës dhe perëndimit të diellit
Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.
Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit.
-Bahá'u'lláh